Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Blesa vendos, Prishtina mposht Dritën

Foto: FCPrishtina/ fb

Blesa vendos, Prishtina mposht Dritën


27 November, 2023 @15:53

Prishtina i është kthyer fitores, pas tre xhirosh ka siguruar fitoren duke e mposhtur Dritën në derbin e luajtur sot në “Sami Kelmendi” duke fituar ndeshjen përmes një penalltie.

Ka qenë Jalen Blesa që ka shënuar nga 11-metërshi për t’i dhënë fitoren ekipit bardhekaltër në një ndeshje shterpe dhe pa shumë krijime nga lojtarët. Një faul në afër vijës së zonës së rreptësisë ka përcaktuar ndeshjen.

Blesa mori përgjegjësinë, duke shënuar në portën e Smakiqit për t’i dhënë fitoren ekipit të Emmanuel Egbos dhe për t’i marrë tre pikë të reja. Drita në anën tjetër nuk arriti assesi të kundërpërgjigjej dhe u pajtua me humbjen e tretë sezonale.

TABELA AKTUALE

Nga ekipet me humbje, tashmë Prishtina ka vetëm dy, që është më së paku në ligë - pa futur në llogari Ballkanin lider, që s’ka pësuar ende këtë stinor.

Fitorja bën që Prishtina të sigurojë vendin e katërt për këtë xhiro duke arritur me 15 ndeshje nga 21 pikë, kurse Drita e dyta ka 28 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga