ARRIJNË 20 PIKËSHIN

Dukagjini i sigurt ndaj Fushë Kosovës
28 November, 2023 @15:48
Me një fitore bindëse, në një ndeshje të luftuar mjaft, Dukagjini ka arritur të regjistrojë fitoren e katërt kampionale sot, duke e mposhtur Fushë Kosovën në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, me rezultat 0-3 [Redon Syla 17’, Bujar Shabani 50’, Altin Merlaku 81’].
Dukagjini me këtë fitore qetësohet në pozitë të gjashtë të renditjes me 20 pikë nga 15 ndeshje, duke ndenjur në distancë me të rrezikuarit. Në anën tjetër Fushë Kosova regjistroi disfatën e nëntë sezonale, mbetet e parafundit e rrezikuar për rënie me 10 pikë nga 15 ndeshje.