Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI BARAZOJNË

Rahoveci specialist për barazime, i pesti me radhë

Foto: KFDrenica/ J. Mersinaj/ fb

Rahoveci specialist për barazime, i pesti me radhë


26 November, 2023 @22:50

Skuadra e Rahovecit ka barazuar përsëri. Për të pestën xhiro me radhë vreshtarët kanë siguruar pikë, ndërsa sot ata kanë dalë të pamposhtur në Suharekë nga Drenica, ku këta të fundit dështuan të shënojnë edhe penalltinë.

E Rahoveci ka menaxhuar ndeshjen deri në fund, për të siguruar barazimin pa gola Rahoveci 0-0 Drenica dhe për të marrë pikën e radhës në Ligën e Parë - Grupi A. Drenica në anën tjetër me fitore do të mund të kalonte në vend të dytë dhe të futej seriozisht në luftë për pozitat e para që kërkojnë Superligën, por në fund u desht të kënaqet me barazim.

TABELA AKTUALE

Pas 13 xhirosh, Drenica e katërta në renditje ka 19 pikë, ndërsa Rahoveci është i shtati me 16 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë