DERBI I FUND-TABELËS, SHTERP!

Dyshja e fundit, barazon pa gola
26 November, 2023 @8:20
Gjendjen e dy ekipeve e tregoi rezultati në një përballje shterpe që luajti sa për tu përfunduar, derisa as Vllaznia e fundit në renditje tabelare e as Vushtrria e parafundit, nuk arritën të bënin më shumë në motin me borë të Pozharanit, për të barazuar 0-0 në fund.
Njëjtë edhe pas këtij rezultati, ekipet mbeten aty ku ishin por me nga një pikë më shumë. Vushtrria e nënta ka 10 pikë nga 13 ndeshje, ndërsa Vllaznia ka 9 pikë nga 13 ndeshje.