Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 3 NDESHJESH, TRAJNERI I RI ARRIN FITOREN E PARË ME EKIPIN!

Arsim Thaçi shënon fitoren e parë me Suharekën

Arsim Thaçi shënon fitoren e parë me Suharekën


11 November, 2023 @18:51

Trajneri Arsim Thaçi, që debutoi më 21 tetor te Suhareka, pas tri ndeshjeve pa fitore ka arritur të shënojë fitoren e parë me ekipin e tij të ri, duke e mposhtur Trepçën me rezultat bindës: Suhareka 4-0 Trepça [Arian Telaku 16’, Mevlan Zeka 62’, Viktor Kuka 82’, Yll Hoxha 90’+1].

Fitorja ngriti Suharekën në vend të dytë, ndërsa ekipi pas 12 ndeshjesh ka 20 pikë dhe 7 pikë më pak sesa liderja Dinamo. Trepça në anën tjetër, është e pesta me 16 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë