Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN PIKËT NË GJAKOVË

Vëllaznimi s’arrin të mposht Phoenixin

Fotot: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi s’arrin të mposht Phoenixin


11 November, 2023 @18:47

Vëllaznimi përkundër epërsisë së arritur ndaj Phoenixit, nuk ka arritur të dalë fitues në duel ndaj ekipit të fundit të renditur në Ligën e Parë - Grupi A, që po drejtohet nga Faruk Statovci. Gjakovarët që udhëhiqnin me golin e Nikson Memajt, kanë pranuar një eurogol nga kundërshtari, kur Lundër Ademaj barazoi, që çoi në përfundimtaren: Vëllaznimi 1-1 Phoenix [Nikson Memaj - Lundër Ademaj].

Vellaznimi

Me këtë rezultat, Vëllaznimi hyn në pushim të kombëtareve me 12 ndeshje të luajtura dhe me 13 pikë në pozitë të shtatë. Ndërkaq Phoenix mbetet i fundit, me 8 pikë nga po aq ndeshje si dhe me një pushim për tu përgatitur më mirë për pjesën e mbetur të kampionatit.

Vellaznimi


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë