Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RRESHTOHEN FITORET

E dyta me radhë për Ferizajin, mposhtin Vllazninë

Foto: FCFerizaji/ fb

E dyta me radhë për Ferizajin, mposhtin Vllazninë


5 November, 2023 @17:09

Ka ardhur edhe fitorja e dytë me radhë për Ferizajin. Sot ekipi i drejtuar nga Egzon Shabani, që mori timonin e skuadrës pas largimit të Ismet Munishit, ka shënuar fitore ndaj Vllaznisë në Pozharan, për të shënuar fitoren e dytë në dy ndeshje që i ka në detyrë.

Vllaznia 0-3 Ferizaji [Qlirim Avdulli 31’, Filip Gligorov 69’pen., Betim Haximusa 78’]. Ferizaji që në pjesë të parë të ndeshjes mori epërsinë, ndërsa në pjesë të dytë përfundoi detyrën me golat e Gligorovit nga penalltia dhe Haxhimusës.

TABELA AKTUALE

Fitorja, bën që Ferizaji të ketë 20 pikë në pozitë të katërt pas 11 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Vllaznia mbetet e fundit, e dhjeta në renditje me 8 pikë nga po aq ndeshje. Në xhiron që vjen, Ferizaji pret Flamurtarin, ndërsa Vllaznia i shkon lideres, Prishtina e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë