Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN PIKËT NË "BAJRAM ALIU"

Trepça s’realizon penalltinë, Vëllaznimi merr pikë

Foto: KFVellaznimi/ fb

Trepça s’realizon penalltinë, Vëllaznimi merr pikë


4 November, 2023 @18:12

Vëllaznimi ka marrë sot edhe një pikë si mysafir, ndërsa ka siguruar barazim ndaj Trepçës në përballjen ku mitrovicasit kanë pasur mundësi të artë të shënojnë nga penalltia. Mirëpo, Ardian Neziri s’konkretizoi penalltinë dhe kështu ekipet pas 90 minutave lojë u ndanë pa gola në barazim, duke ndarë edhe pikët, me Trepça 0-0 Vëllaznimi.

TABELA AKTUALE

Trepça tash pas 11 ndeshjeve ka 16 pikë dhe është e treta në Ligën e Parë - Grupi A, ndërsa Vëllaznimi ka 12 pikë nga po aq ndeshje dhe renditet në pozitën e shtatë. Në xhiron e radhës Vëllaznimi pret Phoenixin në shtëpi, ndërsa Trepça udhëton te Suhareka.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë