Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DUELIT NË "DEMUSH MAVRAJ"

Barazimi, s’knaqi asnjërin ekip!

Foto: KFRahoveci/ fb

Barazimi, s’knaqi asnjërin ekip!


4 November, 2023 @19:51

Istogu nuk ka arritur të shënojë fitore sot as ndaj Rahovecit, duke regjistruar kështu barazimin e tretë me radhë në Ligën e Parë - Grupi A. Në anën tjetër, Rahoveci ka vajtuar rastet e humbura në ndeshje dhe vetëm goli i vonshëm i Liman Morinës ka siguruar pikën për ta, derisa ekipi ka raportuar për mundësi për fitore në këtë duel. Istogu 1-1 Rahoveci [ag. 2’ - Liman Morina 80’].

TABELA AKTUALE

Mos fitorja e Istogut, ka bërë që pas ndeshjes ekipi të ndahet me trajnerin Ramush Gashi, ndërsa Rahoveci me pikën e fituar tash është bërë ekipi me më së shumti barazime në të gjithë Ligën e Parë!

Pas barazimit të sotëm, Istogu është i teti në renditje me 10 pikë nga 11 ndeshje. E Rahoveci është i gjashti me 14 pikë nga 11 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë