Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK MPOSHTET DINAMO!

Barazim në derbin e kreut, lideri mbetet i pamposhtur

Barazim në derbin e kreut, lideri mbetet i pamposhtur


3 November, 2023 @15:11

Dinamoja e Burim Qerkinit ka mbetur e pamposhtur. Ajo është skuadra e vetme në të dyja grupet e Ligës së Parë që nuk di për humbje. Dhe këtë sot e ka bërë edhe ndaj Suharekës, që kërkonte shumë më shumë golin ashtu që ta zbuste distancën ndaj kryesueses së Grupit A.

Dren Gashi (11’) dhe Genc Berisha (35’) tentuan në pjesë të parë për Dinamon, ndërsa Suhareka provoi me Liridon Fetahajn (7’) dhe Mevlan Zekën (42’). Në pjesë të dytë ekipi i Arsim Thaqit shumë më kërkues, ndërsa Dinamoja kishte një rast të vetem konkret përmes Henry Chibuezes (51’).

TABELA AKTUALE

Ka qenë Mevlan Zeka që nuk ka arritur të shënojë nga raste të mira që iu mundësuan (49’, 73’, 82’) ndërsa dominimi me posedim i mysafirëve nuk solli assesi golin pasi që Leutrim Rexhepi në portën e vendasve ishte në formë të mirë për të mos lënë topin të shkonte drejt rrjetës që e mbronte, për përfundimtaren: Dinamo 0-0 Suhareka.

E trajneri Arsim Thaqi, edhe pas tre ndeshjesh në krye të ekipit të Suharekës, prej se erdhi në detyrë, nuk ka shijuar fitoren. Dinamo me këtë barazim ka 27 pikë nga 11 ndeshje, dhjetë më shumë sesa ndjekësja e parë e tyre Suhareka që është edhe sot, e dyta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë