Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASIT FITOJNË!

Sahiti kthen ‘89-shin te fitorja

Foto: KFTrepca89/fb

Sahiti kthen ‘89-shin te fitorja


5 November, 2023 @17:27

Futbollisti me përvojë i Trepçës’89 Samir Sahiti ka shënuar gol në kohën shtesë, nga penalltia, të ndeshjes për të siguruar tre pikë për ekipin e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, sot në përballje ndaj Drenicës në “Riza Lushta” të Mitrovicës.

Trepça’89 1-0 Drenica [Samir Sahiti 90’+2pen.]. Kjo ka qenë fitorja e dytë me radhë në shtëpi për ekipin mitrovicas, ndërsa Drenica ka humbur ndeshje për herë të parë pas tri xhirosh.

TABELA AKTUALE

Me rezultatin e sotëm, Trepça’89 mbyll xhiron XI në vendin e katërt me 16 pikë, ndërsa Drenica është e pesta me 15.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë