Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU I PA FAT!

Pas 4 ndeshjesh, përmes penalltive Flamurtari fiton!

Foto: 2korriku.com

Pas 4 ndeshjesh, përmes penalltive Flamurtari fiton!


Teksti: 2korriku.com

5 November, 2023 @18:10

Flamurtari e nisi shumë mirë takimin. Wisdom, në minutën 4’ fitoi penallti pasi u pengua nga portieri Neziri, të cilën në rrjetë e dërgoi Ilir Pollomi.

Goli i shënuar “ngjalli” ekipin mysafir, që golin e barazimit e gjeti pas vetëm 14 minutave, kur harkimin e Enes Durakut e goditi me kokë Ardit Gashi, i cili në rastin e parë u ndalë nga portieri Sinani, por topin e kthyer e goditi sërish dhe e dërgoi në rrjetë.

Dy golat e shënuar ishin e tëra në këtë fraksion të lojës, me “luftën” e madhe që u zhvillua në mesin e fushës, dhe pa rrezikime për portierët Neziri dhe Sinani.

Pjesa e dytë ishte shumë më “e gjallë”; fillimi ishte pakëz më i qetë, derisa pak minuta më pas kontrollin e mori 2 Korriku, që shumë lehtë ka mundur të shënojë, por goditjet e Hamidit e Bejtës u ndalën nga portieri Sinani, i cili si duket edhe mbeti i lënduar nga këto raste, por përsëri vazhdoi deri në fund, gjersa kohë pas kohe shfrytëzoi lëndimin e tij edhe për vonesë të lojës, por edhe për t’u qetësuar.

Rastet e shpërdoruara i kushtuan 2 Korrikut, sepse vendësit arritën që ta fitojnë një penallti tjetër në minutën 76’, në të cilën nuk gaboi Wisdom, që me goditje të lehtë për toke realizoi për 2:1.

Goli i dytë i dha paksa siguri vendësve, por kjo nuk e demoralizoi ekipin nga Arbëria, që sërish e pa veten në raste të mira shënimi. Inkuadrimi i Kelmendit (84’) i bëri mirë ekipit, sepse ishte pikërisht ai që në dy raste goditi fuqishëm, por drejt e në duart e portierit “kuqezi”, i cili njësoj e ndali edhe goditjen me kokë të Albert Stubllës në minutën 96’.

Deri në fund Flamurtari iu bëri ballë të gjitha këtyre përpjekjeve, dhe jo me më shumë meritë, por me më shumë dëshirë arkëtoi tri pikët e radhës.

Pas kësaj ndeshje, 2 Korriku vazhdon në kuotën e 12 pikëve, teksa vëmendja ka kaluar tek dueli me Ramiz Sadikun, që zhvillohet të shtunën e ardhshme, dhe pas të cilit ekipi do të shkojë në pushimin e ndeshjeve të kombëtareve, që do të zgjasë deri më 22 Nëntor.

Flamurtari – 2 Korriku 2:1 (1:1)

Golashënues: Ilir Pollomi 4’ (pen.), Joshua Wisdom 77’ (pen.); Ardit Gashi 19’

Gjyqtarët e ndeshjes: Kujtim Krasniqi (Prishtinë), Ramadan Bekteshi (Prishtinë), Valmir Beqa (Kaqanik)

Delegati e ndeshjes: Faton Sejdiu nga Prishtina

Vëzhguesi i i gjyqtarëve: Afrim Morina nga Prizreni

Formacioni startues i Ferizajt: Fatos Sinani, Nderim Jashari, Leutrim Kadriu, Veton Kabashi, Flamur Gashi, Korab Hasanaj /kap./, Arbër Mustafa, Qlirim Berisha, Elvis Ahmeti, Ilir Pollomi, Joshua Wisdom. Kryetrajner: Liridon Leci.

U inkuadruan edhe: Sato Kazutaka 46’, Artur Da Silva Ataide 46’, Shpresim Prestreshi 64’, Triumf Ahmeti 85’, Sëelhile Kabelo Sigudla 90’+.

Formacioni startues i 2 Korrikut: Flamur Neziri /kap./, Enes Duraku, Albert Stublla, Abit Salihu, Agron Beqiri, Jehon Stublla, Edon Zeçiri, Gneilpekan M. Camara, Ideal Abdullahu, Ardit Gashi, Miftar Avdiu. Kryetrajner: Besim Ademi.

U inkuadruan edhe: Londrit Hamidi 46’, Redon Bejta 60’, Milot Hyseni 71’, Ylli Prekopuca 71’, Shqiprim Kelmendi 84’.

Munguan në ndeshje: Riad Jashari (i lënduar), Andi Oruqi (akumulim i kartonëve).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë