Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Pas dy humbjeve, Ulpiana fiton dhe ngritet në renditje

Foto: FCUlpiana/ fb

Pas dy humbjeve, Ulpiana fiton dhe ngritet në renditje


4 November, 2023 @18:15

Ulpiana ka shënuar fitore komode ndaj Vushtrrisë sot në “Sami Kelmendi” për tu ngritur në pozitë të dytë të renditjes tabelare, pasi që dje Vjosa humbi dhe kështu ra në pozitë të tretë të renditjes.

Futbollistët e ekipit lipjanas të drejtuar nga Emin Bajrami kanë treguar forcën shpejt, duke shënuar me L. Cunhan që në fillim të ndeshjes. Më pas, në pjesë të dytë ata rehatuan gjithçka me golin e Gentian Eminit për 2-0, për të fituar duelin në fund me: Ulpiana 3-1 Vushtrria [Cunha 2’, Emini 63’, Krasniqi 89’ - n.n.].

TABELA AKTUALE

Pas 11 ndeshjesh, Ulpiana ka 24 pikë dhe është e dyta në renditje të Ligës së Parë - Grupi B, ndërsa Vushtrria është e shtata me 9 pikë në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë