Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË!

Nga këndi, Kika shënon fitoren e dytë me radhë

Foto: KFKika/ fb

Nga këndi, Kika shënon fitoren e dytë me radhë


29 October, 2023 @23:54

Kika ka shënuar edhe një fitore, me shumë rëndësi për të dalë nga fundi i tabelës, duke e mposhtur sot Flamurtarin në shtëpi, Kika 2-0 Flamurtari [Ardi Mustafa, Talisson Calvacante].

Të dyja golat e vendasve në këtë fitore, kanë ardhur thuajse njëjtë, ndërsa prej goditjes nga këndi në zonë të rreptësisë së Flamurtarit, njëherë ka qenë Ardi Mustafa, e më pas edhe Talisson që kanë shënuar për t’ia dhënë fitoren e rëndësishme ekipit të Mërgim Kastratit, që mori detyrën nga Sadat Pajaziti i larguar.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e dytë me radhë e ekipit që po luan në “Agush Isufi” të Kamenicës, ndërsa me fitoren e sotme kanë dalë nga fundi i tabelës, duke qenë se tash janë të parafundit me 9 pikë nga 10 ndeshje në pozitë të nëntë të renditjes.

Flamurtari në anën tjetër është mposhtur për herë të parë pas katër xhirove, ku kishin marrë një fitore e tre barazime. Tash, kuqezinjtë e kryeqytetit janë në pozitë të tetë me 9 pikë nga 10 ndeshje gjithashtu.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë