Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E TETA ME RADHË

Seria e Ferizajit vazhdon, Haxhimusa vendos

Foto: FCFerizaji/ fb

Seria e Ferizajit vazhdon, Haxhimusa vendos


3 March, 2024 @15:48

Tetë ndeshje radhazi me fitore dhe Ferizaji tashmë është në vend të dytë të Ligës së Parë - Grupi B dhe me një pikë më pak se liderja Prishtina e Re. Në një ndeshje në terren të vështirë të Kamenicës, Ferizaji ka arritur të dalë fitues ndaj Kikës duke i mposhtur me rezultat minimal, Kika - Ferizaji 0-1 [Betim Haxhimusa 80’].

Sidoqoftë, terreni i vështirë i “Agush Isufit” nuk ndali të përzgjedhurit e Arsim Abazit të bëjnë lojën e vet dhe të arrijnë te fitorja në fund. Pos kësaj, në pjesë të parë ferizajasit dështuan të shënojnë një penallti të fituar - pavarësisht të gjithave në fund ka qenë Betim Haxhimusa që siguroi fitoren e madhe dhe bëri që Ferizaji tashmë të rreshtojë fitoren e tetë me radhë në Ligën e Parë - Grupi B.

TABELA AKTUALE

Kjo fitore, bën që Ferizaji me 12 fitore të arritura të jetë në vend të dytë të tabelës me 38 pikë, ndërsa liderja ka 39 sosh. Kika në anën tjetër me 13 pikë është e dhjeta (e fundit) në renditje dhe është në luftë me Vllazninë e Flamurtarin për të siguruar mbijetesën në Ligë të Parë.

Në xhiron e fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë, XVIII, Ferizaji luan derbin me Vjosën, ndërsa Kika i shkon 2 Korrikut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë