Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKA MERR KREUN

Mevlan Zeka çon Suharekën në krye të renditjes!

Foto: FCSuhareka/ fb

Mevlan Zeka çon Suharekën në krye të renditjes!


3 March, 2024 @15:36

Suhareka tashmë ka arritur atë që e dëshironte qe sa. Gabimet e Dinamos së Ferizajit në pranverë dhe fitoret e Suharekës në anën tjetër, kanë bërë që sot me fitore minimale të realizuar ndaj Rilindjes 1974 përmes golit të sulmuesit gjakovar, Mevlan Zeka - Suhareka të merr kryesimin e Ligës së Parë - Grupi A, që e çon ekipin e Arsim Thaçit në vend të parë dhe me këtë ritëm, drejt Superligës.

Suhareka ka dalë fituese në “Shahin Haxhiislami” ndaj Rilindjes 1974 sot, ndërsa Zeka ka shënuar në momentet e fundit të ndeshjes për të bërë dallim, për përfundimtaren Rilindja 1974 - Suhareka 0-1 [Mevlan Zeka 85’].

TABELA AKTUALE

Fitorja, bën që Suhareka në vend të parë të ketë arritur tash edhe fitoren e dhjetë kampionale dhe ka në total 32 pikë, një më shumë sesa Dinamoja që bie nga lidershipi pas 16 javësh! Në anën tjetër Rilindja 1974 e Fisnik Gashit është e teta në renditje dhe ende në rrezik për rënie nga Liga e Parë, me 16 pikë, një më shumë sesa dy skuadrat poshtë saj në tabelë.

Në xhiron e fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë, XVIII, Suhareka pret Vëllaznimin, ndërsa Rilindja 1974 i shkon Dinamos.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë