Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITET RAHOVECI

E dyta me radhë për Rahovecin në shtëpi, Dinamo rrezikon kreun

E dyta me radhë për Rahovecin në shtëpi, Dinamo rrezikon kreun


2 March, 2024 @18:25

Në tre ndeshje të pranverës, Rahoveci dy të luajtura në shtëpi i ka dy fitore dhe këtë sot, duke e mposhtur lideren e Grupit A të Ligës së Parë, Dinamon e Ferizajit.

Rahoveci vs. Dinamo

Me golat e Torvioll Stullqakut në pjesë të parë dhe Liburn Shalës në pjesë të dytë, vreshtarët e drejtuar nga Granit Dervisholli kanë shënuar fitoren e dytë pranverore dhe me sot kanë kërcyer në pozitë të katërt të renditjes tabelare të Ligë së Parë - Grupi A. Rahoveci - Dinamo 2-0 [Torvioll Stullqaku 21’, Liburn Shala 77’]

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër Dinamoja e Burim Qerkinit mbetet pa fitore në pjesën pranverore të stinorit dhe tashmë ekipi rrezikon humbjen e kreut të renditjes që po e mbajnë nga fillimi i stinorit, pasi që me sot harxhuan edhe kreditin e fundit që kishin në kryesim.

Rahoveci vs. Dinamo

Dinamoja pas barazimit në nismë të pranverës, tashmë rreshtuan humbjen e dytë kampionale dhe aktualisht janë ende të parët me 31 pikë nga 17 ndeshje, dy më shumë sesa Suhareka ndjekëse që luan nesër. Në anën tjetër Rahoveci ka kërcyer në pozitë të katërt të renditjes tabelare duke e lënë pas Trepçën, me goldallim.

Xhiron që vjen, e fundit për ciklin e dytë të ndeshjeve në Ligë të Parë, Rahoveci është mysafir pikërisht i Trepçës, ndërsa Dinamoja pret Rilindjen 1974 pejane.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë