Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJË GOL VENDOS!

Milazim Bajraktari i sjell fitoren Trepçës’89 ndaj lideres

Foto: KFTrepca'89

Milazim Bajraktari i sjell fitoren Trepçës’89 ndaj lideres


25 February, 2024 @23:32

Dinamoja e Ferizajit edhe pse lidere, ende nuk ka shënuar fitore në pranverë dhe pas barazimit jashtë në xhiron e parë pranverore (XV) është mposhtur sot në shtëpi nga mitrovicasit e Trepçës’89 me rezultat minimal, Dinamo - Trepça’89 0-1 [Milazim Bajraktari 47’].

Dinamo vs Trepca'89

Fitorja ka qenë e mirëseardhur për ‘89-shin e drejtuar nga Shpëtim Idrizi që po vazhdon të luftojë për Superligë, ndërsa me fitore ndaj lideres, tashmë i është afruar edhe më dy vendeve të para në renditje.

TABELA AKTUALE

E Dinamoja e Burim Qerkinit do të duhet të këndellet që nga xhiroja e radhës, pasi që dallimi i madh i pikëve që kishte ndaj ndjekësve, është ulur mjaft.

Derisa Dinamoja vazhdon të qëndrojë lidere me 31 pikë dhe në xhiron e radhës udhëton te Rahoveci, Trepça’89 ka arritur në kuotën e 24 pikëve pas XVI xhirosh dhe është në pozitë të tretë. Në xhiron që vjen luajnë derbin lokak ndaj Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë