VUSHTRRIA ARRIN FITOREN E PARË PRANVERORE
Ardi Shala i sjell fitoren e parë Begollit me Vushtrrinë
25 February, 2024 @23:02
Trajneri i ri i Vushtrrisë, Granit Begolli, ka përjetuar fitoren e parë me ekipin e ri të tij, pasi që mposhti Kikën si mysafir sot me rezultat minimal 0-1 [Ardi Shala 28’].
Ardi Shala ka qenë njeriu që ka vendosur ndeshjen me golin e tij të shënuar në pjesë të parë, ndërsa Vushtrria ka marrë tre pikët e para të pranverës duke e mposhtur rivalin direkt nga pjesa e poshtme e tabelës.
Fitorja bën që Vushtrria të dalë në pozitë të tetë të renditjes me 14 pikë, një më shumë sesa Kika që tash është në pozitë të parafundit, të nëntë.