Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E INDUSTRIALISTËVE

Ramiz Sadiku befason Vjosën

Fotot: KFRamizSadiku

Ramiz Sadiku befason Vjosën


24 February, 2024 @22:55

Ramiz Sadiku ka shënuar fitore të madhe sot duke e mposhtur Vjosën që mbante kreun e Ligës së Parë - Grupi B deri sot. Ekipi prishtinas ka fituar duelin 3-2 [Eurent Krasniqi, Erduan Ibrahimi, Rion Rushiti - Drin Ymeri, Ardian Selimi].

Kjo ka qenë fitorja e parë e Ramiz Sadikut në pranverë, ndërsa Vjosa humbi mundësinë që ta mbajë kreun e renditjes duke dalë kokulur nga takimi. Fitorja bën që Ramiz Sadiku të jetë për momentin i qetë në pozitë të pestë të renditjes tabelare me 21 pikë, ndërsa Vjosa bie në pozitë të tretë me 31 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë