Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIGERIANI KRYEN PUNË!

Trepça këndellet ndaj Istogut

Trepça këndellet ndaj Istogut


25 February, 2024 @23:32

Pas humbjes nga Phoenixi në xhiron e kaluar, Trepça ka shënuar fitore të lehtë dhe me dominim në lojë ndaj Istogut sot. Ekipi mitrovicas ka shënuar dy herë me Kenneth Annin ndërsa një gol tjetër e ka dhënë Edis Ahmeti për t’ia siguruar fitoren Trepça 3-1 Istogu [Kenneth Ani 9’, 39’, Edis Ahmeti 87’ - Granit Arifaj 67’].

Nigeriani 20 vjeç Chigozie Kenneth Ani ka qenë në formë sot duke i dhënë epërsi të hershme dhe siguri për pjesë të dytë ekipit, ndërsa kur Arifaj ngjalli shpresat e mysafirëve, në një kundërsulm i vetmur është gjetur para portës kundërshtare Edis Ahmeti që nuk e kishte vështirë të shënojë para portierit Lekaj.

TABELA AKTUALE

Derisa Trepça me këtë fitore është në pozitë të katërt me 23 pikë nga 16 ndeshje, Istogu i drejtuar nga Gani Metaj ende nuk po mund të gjejë fitoren në pranverë dhe si i fundit në renditje ka vetëm 12 pikë nga 16 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë