Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA BËHET ME TRAJNER TË RI

Gani Sejdiu nënshkruan 1.5 vjet me Drenicën

Gani Sejdiu nënshkruan 1.5 vjet me Drenicën


20 February, 2024 @20:40

Trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu, është emëruar trajner i ri i Drenicës ndërsa ka nënshkruar kontratë për një vjet e gjysmë me ekipin nga Skenderaj. Sejdiu është emëruar trajner i ekipit kuqezi, pasi që skuadra ndau rrugët me trajnerin e deritashëm, Bashkim Idrizi.

TABELA AKTUALE

“Gani Sejdiu emërohet kryetrajner i ekipit. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bashkim Idrizi, bordi i KF Drenica ka vendosur që unanimisht ta emërojë Sejdiun trajner. Ish-trajneri i Renovës, Trepçës’89, Feronikelit të dikurshëm, Besës, Ballkanit, Vëllaznimit e Phoenixit, ka arritur marrëveshje 18-mujore me klubin, duke u bazuar në ecurinë e klubit. Ai ka fituar titullin kampion, kupën dhe superkupën e Kosovës në futboll si trajner,” ka shkruar njoftimi i KF Drenicës, dje.

Gani Sejdiu @ Drenica

Sejdiu së fundi ka punuar me Phoenixin në Ligën e Parë - Grupi A. Drenica ka nisur pjesën e dytë të stinorit me barazim ndaj Rilindjes 1974, 1-1. Ndërsa Sejdiu pritet të debutojë me ekipin pikërisht ndaj ish-ekipit të tij, Phoenix. Drenica përndryshe është në pozitën e katërt në renditjen tabelare të Ligës së Parë - Grupi A. Por, ekipet e mesit të tabelës janë shumë afër njëra-tjetrës me pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë