Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMPLETOJNË MBROJTJEN

Rilind Gërbeshi kalon te Vjosa

Foto: KFVjosa/ fb

Rilind Gërbeshi kalon te Vjosa


26 January, 2024 @14:28

Futbollisti 24 vjeçar i lindur në Prishtinë, Rilind Gërbeshi, është bërë anëtar i ri i KF Vjosës nga Shtimja. Mbrojtësi që deri tash ka qenë pjesë e Ulpianës, ka arritur marrëveshje me ekipin nga Liga e Parë - Grupi B, që po lufton për të arritur Superligën këtë stinor.

Në njoftim, KF Vjosa ka bërë të ditur se ka kompletuar mbrojtjen me angazhimin e Rilindit në ekip, ndërsa pret që bashkë të arrijnë objektivat.

“Rilindi vjen nga KF Ulpiana, ndërsa ka luajtur edhe për KF Arbërinë. Gërbeshi është qendërmbrojtës dhe dallohet për agresivitet të nevojshëm në fushë, ka ndërhyrje të sigurta dhe përvojë në Ligë të Parë. Me Rilindin mbrojtja e KF Vjosës është kompletuar dhe presim të kemi armë të fortë për objektivin tonë. Rilindit i dëshirojmë mirë se ardhje në qytetin e Shtimes dhe në KF Vjosa,” ka shkruar njoftimi i klubit shtimjan.

Vjosa drejtohet suksesshëm nga Leotrim Krasniqi trajner, ndërsa ka kryer pjesën e parë të stinorit në vend të parë të Ligës së Parë - Grupi B. Nga Liga e Parë, fituesi i grupit siguron Superligën, ndërsa vendi i dytë mund ta kërkojë elitën përmes dy ndeshjeve të barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë