MPOSHTEN NË MIQËSOREN E FUNDIT
Suhareka mposhtet nga Kisvarda në miqësoren e fundit
25 January, 2024 @17:09
Skuadra e Suharekës, që është ekipi i vetëm që ka shkuar në Antalya për përgatitoret për pjesën pranverore të stinorit është mposhtur në përballjen e fundit kontrolluese nga ekipi hungarez, Kisvarda.
Suhareka është mposhtur 1-2 nga Kisvarda, ndërsa golin për Suharekën e ka shënuar Astrit Berisha. Në njoftim, klubi ka bërë të ditur se është i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave në fushë të gjelbër dhe zbatimin e taktikave.
Suhareka, që garon në Ligë të Parë - Grupi A dhe po kërkon të arrijë Superligën, të shtunën më 27 janar do të kthehet nga Turqia për në Kosovë, kur edhe i përfundon kjo pjesë e fazës përgatitore për gjysmëstinorin pranveror.