VJEN FITORJA E PARË PRANVERORE!
Vojvoda e Memaj i sjellin fitoren Vëllaznimit
25 February, 2024 @23:13
Pas humbjes në xhiron e parë të pranverës nga Rahoveci, Vëllaznimi është kundërpërgjigjur me lojë dominuese në Gjakovë sot ndaj Rilindjes 1974 për të siguruar fitoren e parë të pjesës së dytë të stinorit në Ligë të Parë - Grupi A.
Altin Vojvoda i dha epërsinë Vëllaznimit në pjesë të parë të ndeshjes, kur goditi fortë nga e djathta për të mposhtur portierin kundërshtar, ndërsa në pjesë të dytë nga një depërtim i shpejt nga krahu i djathtë dhe krosim klasik në kah të kundërt, ka qenë Nikson Memaj që nuk e pati vështirë për të vulosur fatin e takimit: Vëllaznimi 2-0 Rilindja 1974 [Altin Vojvoda 16’, Nikson Memaj 82’].
Përgjithësisht, Vëllaznimi dominoi ndeshjen dhe fitorja e tyre nuk u vu në pyetje asnjëherë, por që u deshën disa raste të krijohen deri sa të gjindej goli. Në xhiron e parafundit të ciklit të dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë, Vëllaznimi përsëri është vendas, kësaj radhe ndaj Drenicës, ndërsa Rilindja 1974 pret Suharekën që është në formë.
Me këtë fitore, Vëllaznimi sadopak ka bërë një hap të rëndësishëm për tu larguar nga zona e rrezikshme e Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa tash është i gjashti me 20 pikë nga 16 ndeshje. Rilindja 1974 mbetet pas kësaj ndeshjeje me 16 pikë nga po aq ndeshje.