Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GANI SEJDIU E NIS ME BARAZIM!

Drenica barazon me Phoenixin

Fotot: KFDrenica/ J. Murtezaj

Drenica barazon me Phoenixin


25 February, 2024 @23:37

Ekipi i ri i Gani Sejdiut, Drenica, ka barazuar sot në “Bajram Aliu” në përballjen e parë me trajnerin e ri si shef i shtabit teknik i kuqezinjëve nga Skenderaj.

Drenica nuk ka arritur të thyejë mbrojtjen e Phoenixit përkundër insistimit në ndeshje, ndërsa mysafirët janë treguar arrë e fortë dhe kanë kërkuar mundësitë e veta - por goli s’erdhi për asnjërën palë dhe ndeshja përfundoi: Drenica 0-0 Phoenix.

TABELA AKTUALE

Debutimi me barazim i Sejdiut te Drenica bën që ekipi të jetë i pesti pas 16 xhirosh me 22 pikë, ndërsa Phoenixi ka bërë edhe një hap me pikë duke qenë në pozitë të nëntë, por tash me 15 pikë dhe është larguar për tre pikë nga pozita e fundit e tabelës.

Drenica do të takohet me Vëllaznimin në xhiron e radhës, ku Sejdiu do të ndeshet me ish-ekipin e tij të dikurshëm, ndërsa Phoenixi do të luajë derbin e fundit të tabelës, ndaj Istogut si mysafir.

Drenica


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë