Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJOSA BËN DALLIMIN NË PJESË TË DYTË!

Vjosa vulos fitoren në pjesë të dytë

Vjosa vulos fitoren në pjesë të dytë


2 March, 2024 @18:21

Pas një pjese të parë me plot gola, Vjosa e Leotrim Krasniqit në pjesë të dytë ka shënuar po aq sa në pjesë të parë por më s’ka pranuar gola për të dalë fituese në ndeshjen interesante ndaj Ulpianës së Lipjanit.

Vjosa fitoi 4-2, ndërsa Riad Murseli shënoi dy herë në fitoren e ekipit të tij që erdhi në pjesë të dytë, pasi që pjesa e parë përufndoi, 2-2. Vjosa - Ulpiana 4-2 [Riad Murseli 15’, 68’, Diar Halili 42’, Fidan Gashi 76’ - n.n. 24’, 30’].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e 12. kampionale e Vjosës, ndërsa ekipi shtimjan tashmë është i dyti në renditjen tabelare të Ligës së Parë - Grupi B, duke pasur 37 pikë, dy më pak sesa liderja Prishtina e Re. Në anën tjetër, Ulpiana pas humbjes në tavolinë ndaj Ferizajit, sot u mposht edhe njëherë dhe në pozitë të katërt ka 31 pikë.

Në xhiron e fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë, Vjosa luan si mysafire derbin ndaj Ferizajit, ndërsa Ulpiana pret Vllazninë e Pozharanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë