Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR TË RUAJTUR KRYESIMIN!

Dardan Jashari vendos, Prishtina e Re mbetet në krye të renditjes

Fotot: PrishtinaeRe/ fb

Dardan Jashari vendos, Prishtina e Re mbetet në krye të renditjes


2 March, 2024 @18:13

Prishtina e Re vazhdon kryesimin në Ligën e Parë - Grupi B, pasi që sot ka shënuar fitore minimale ndaj Flamurtarit në një ndeshje të ngushtë sa i përket rezultatit, por me raste më shumë për bardhekaltërit, që luajtën në cilësi të vendasit te “Xhemajl Ibishi” i Flamurtarit.

Ka qenë qendërmbrojtësi i ardhur këtë janar në ekip, Dardan Jashari që shënoi në fillim të ndeshjes për të vendosur fatin e takimit, e goli i tij i parë për ekipin në ndeshje zyrtare bëri që Prishtina e Re të mbajë kryesimin në Grupin B të Ligë së Parë. Prishtina e Re - Flamurtari 1-0 [Dardan Jashari 17’].

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re me 17 ndeshje të luajtura ka 39 pikë dhe është e para në renditje tabelare, ndërsa Flamurtari është i shtati me 15 pikë duke regjistruar sot humbjen e dhjetë sezonale. Në xhiron e fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë, Prishtina e Re i shkon Ramiz Sadikut, ndërsa Flamurtari pret Vushtrrinë.

Prishtina e Re vs. Flamurtari


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë