VËLLAZNIMI SIGURON PIKË NË FUND
Drenica përsëri barazon!
3 March, 2024 @22:27
Barazimi i tretë në tre ndeshjet e pranverës për Drenicën. Ekipi i Gani Sejdiut edhe pse shumë afër fitore, kah fundi i ndeshjes u ndal nga Vëllaznimi që barazoi për përfundimtaren: Vëllaznimi - Drenica 1-1 [Norik Krasniqi 88 - M. Fofana 80’].
Pas pjesës së parë pa gola, Drenica mori avantazhin 10 minuta pa përfunduar ndeshja. Por, Vëllaznimi u rikthye shpejt për të barazuar me Krasniqin për të siguruar një pikë.
Vëllaznimi pas 17 ndeshjesh ka 21 pikë dhe është i shtati në Ligën e Parë - Grupi A, ndërsa Drenica e katërta në renditje ka 23 pikë. Në xhiron e fundit të ciklit të dytë të ndeshjeve në Ligë të Parë, Vëllaznimi do të ketë punë të vështirë duke udhëtuar te liderja e re e ligës, Suhareka, ndërsa Drenica pret Istogun.