FITORE NDAJ RIVALIT DIREKT
Istogu jep shenja ringjalljeje, mposht rivalin për mbijetesë
3 March, 2024 @22:22
Istogu i drejtuar nga Gani Metaj ka shënuar fitoren e parë pranverore në Ligë të Parë - Grupi A dhe atë ndaj rivalit direkt në luftë për mbijetesë, Phoenixit.
“Troftat” kanë fituar ndeshjen 2-0, me nga një gol për pjesë për të siguruar tre pikëshin e parë të pranverës dhe për të ngjallë shpresat për mbijetesë këtë stinor në Ligë të Parë. Ka qen Berisha që i dha epërsinë në pjesë të parë, ndërsa Hallie në pjesë të dytë me kokë, ka siguruar fitoren, Istogu - Phoenix 2-0 [Herolind Berisha 38’, Israel Hallie 68’].
Kjo ka qenë vetëm fitorja e tretë sezonale e Istogut, por domethënëse pasi që barazohet me pikë me Phoenixin, 15. Istogu është i dhjeti e Phoenix i nënti në renditje. Në xhiron e fundit të ciklit të dytë të stinorit në Ligë të Parë Istogu udhëton te Drenica, ndërsa Phoenixi pret Trepçën’89.