Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDASIT FITOJNË DERBIN LOKAL!

Trepça’89 fiton derbin ndaj Trepçës

Foto: KFTrepca'89/ fb

Trepça’89 fiton derbin ndaj Trepçës


1 March, 2024 @15:19

Ka mjaftuar një gol në derbin mitrovicas të Ligës së Parë, ku Trepça’89 dhe Trepça janë ballafaquar sot në hapje të xhiros së XVII. Maddy Fatty ka prekur fare pak topin që vinte nga gjuajtja e lirë e Bleon Sekiraqës për të realizuar dhe për të siguruar fitoren për ekipin e tij. Trepça’89 - Trepça 1-0 [Maddy Fatty 36’].

Pjesa tjetër e ndeshjes, veçanërisht e dyta ka qenë shterpe me pak mundësi për të shënuar skuadrat, ndërsa lodhja te lojtarët vërehej, e trajnerët Shpëtim Idrizi e Emin Baliqi, përkatësisht bënë gati të gjitha zëvendësimet e mundshme deri në fund të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Fitorja bën që Trepça’89 të mbetet në lojë për luftë drejt Superligës, ndërsa Trepça një hap pas. ‘89-shi është në pozitë të tretë aktualisht me 27 pikë, ndërsa Trepça në të katërtin vend, me 23 pikë.

Xhiron që vjen, që mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve të Ligës së Parë, Trepça pret Rahovecin, ndërsa Trepça’89 i shkon Phoenixit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë