Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË!

Vushtrria merr fitoren në fund ndaj 2 Korrikut

Fotot: FCVushtrria fb

Vushtrria merr fitoren në fund ndaj 2 Korrikut


3 March, 2024 @22:57

Vushtrria ka arritur sot fitoren e dytë me radhë për herë të parë këtë stinor, ndërsa kanë mposhtur 2 Korrikun në minutën e fundit të ndeshjes, kur nga një top i fituar në mes të fushës, depërtuan nga ana e majtë dhe Arbnor Musa shënoi për fitore, Vushtrria - 2 Korriku 1-0 [Arbnor Musa 90’].

2 Korriku pati raste të mira për shënim, qëlloi shtyllën në një rast tjetër por assesi të kalonte Petrit Tahirin në portë. Në pjesë të dytë Vushtrria kërkoi më shumë dhe e gjeti krejt në fund të duelit, kur Musa çoi në delir tifozët e shumtë të mbledhur në “Ferki Aliu” që po vërejnë këndelljen e ekipit.

Vushtrria vs. 2 Korriku

Loja e mirë e 2 Korrikut nuk gjeti konkretizim dhe kështu ekipi i Bekim Ademit mbetet pa fitore në pranverë. Vushtrria në anën tjetër ka kaluar tash me pikë 2 Korrikun dhe ka dalë në pozitë të gjashtë me 17 pikë nga po aq ndeshje. Prishtinasit kanë dy më pak dhe gjenden një pozitë më poshtë.

Në xhiron e fundit të ciklit të dytë të dueleve në Ligë të Parë, Vushtrria do të kërkojë të vazhdojë formën e mirë ndaj Flamurtarit, kurse 2 Korriku “të thyejë akullin” ndaj Kikës si vendas.

TABELA AKTUALE

- - -

Raiffeisen Liga e Parë, Grupi ‘B’; Java e Shtatëmbëdhjetë

KF Vushtrria – FC 2 Korriku 1:0

Golashënues: Arbnor Musa 90’

Gjyqtarët e ndeshjes: Egzon Dakaj (Pejë), Albin Ajvazi (Podujevë), Fisnik Rama (Mitrovicë), Dren Skeraj (Prizren)

Delegat i ndeshjes: Bashkim Uka (Prishtinë)

Vëzhguesi i i gjyqtarëve: Musa Gashi (Pejë)

Formacioni startues i Vushtrrisë: Petrit Tahiri /kap./, Rron Statovci, Silvestre Shkalla, Gentrit Ulluri, Taulant Avdyli, Lis Behrami, Dior Zabërgja, Ardi Shala, Dren Ahmeti, Leuart Avdyli, Medin Gashi. Kryetrajner: Granit Begolli.

U inkuadruan edhe: Anis Kollari 75’, Arbnor Musa 87’, Edon Pasoma 90’+, Arlind Rashani 90’+

Formacioni startues i 2 Korrikut: Flamur Neziri, Andi Namoni, Abit Salihu, Agron Beqiri, Jehon Stublla, Andi Oruqi /kap./, Gneilpekan M. Camara, Shqiprim Kelmendi, Londrit Hamidi, Ardit Gashi, Gustavo H. M. Faria. Kryetrajner: Besim Ademi.

U inkuadruan edhe: Milot Hyseni 46’, Aurel Limani 60’, Ideal Abdullahu 60’, Ilir Sedolli 78’, Olt Pllana 86’


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë