BARAZIM NË "RIZA LUSHTA"
Dominimi i ‘89-shit, nuk kurorëzohet
30 October, 2023 @0:12
Trepça’89 ka marrë barazimin e tretë sezonal, në një ndeshje ku pos lojës së mirë të shfaqur ka munguar vetëm goli. Në anën tjetër Istogu është treguar i durueshëm dhe nuk ka dalë nga ajo disciplinë që e kishte dhe ka siguruar pikë tepër të rëndësishme ndaj një rivali cilësor.
Trepça’89 0-0 Istogu ishte rezultari përfundimtar, ndërsa mitrovicasit e drejtuar nga Shpëtim Idrizi do të mund të kapnin vendin e dytë këtë xhiro me fitore, së cilës nuk ia dolën. Kështu, ata mbesin në pozitë të tretë të renditjes me 15 pikë nga 10 ndeshje.
Istogu në anën tjetër, i drejtuar nga Ramush Gashi është i nënti (i parafundit) në renditje dhe ka marrë pikën e 9. kampionale nga 10 ndeshje.