Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITOJNË DERBIN DHE MARRIN KREUN!

Prishtina e Re fiton derbin ndaj Ulpianës dhe merr kreun

Fotot: KF Prishtina e Re/ fb

Prishtina e Re fiton derbin ndaj Ulpianës dhe merr kreun


29 October, 2023 @23:04

Dy skuadrat që po luftojnë për kreun e Ligës së Parë - Grupi B, Prishtina e Re dhe Ulpiana kanë treguar lojë të fortë sot, ndërsa Prishtina e Re ka shënuar fitore në saje të golit të Lorik Dobratiqit, gol ky që erdhi në minutën e 62. të ndeshjes për të bërë dallimin në lojë dhe për t’ia sjellë fitoren ekipit të trajnerit Elon Berisha.

Me këtë fitore, Prishtina e Re merr kreun pikërisht nga Ulpiana e Emin Bajramit, ndërsa kapin kuotën e 23 pikëve pas 10 ndeshjeve, për të kryesuar ligën dhe për të treguar seriozitetin në luftë për Superligë. Pjesa e parë e ndeshjes kishte përfunduar pa gola, ndërsa të dyja skuadrat kishin disa gjysmëraste për gol, me mysafirët pak më konkret në raste, ndërsa vendasit me dy tentime të mira nga distanca.

Prishtina e Re vs. Ulpiana

Në pjesë të dytë Prishtina e Re shumë më konkrete në raste, ndërsa portieri i Ulpianës D. Ahmeti ka mbajtur ekipin në lojë deri te goli i Dobratiqit, që nga e djatha shënoi për avantazh. Më pas edhe 3-4 raste tepër të mira të vendasve në “Xhemajl Ibishi” nuk u futën në rrjetë, ndërsa portieri Ahmeti ka qenë faktori kryesor që mbajti në lojë Ulpianën në pjesë të dytë, por ekipi ishte larg golit në pjesë të dytë në krahasim me vendasit tepër konkret.

TABELA AKTUALE

Në fund, Prishtina e Re 1-0 Ulpiana [Lorik Dobratiqi 62’] për fitoren e madhe të të kaltërve dhe marrjen e lidershipit në ligë. Ulpiana në anën tjetër ka rënë nga pozita e parë në të tretën, ndërsa tash mbetet në 21 pikë, por nga 10 ndeshje të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë