Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRMBYSJE E DRENICËS, PËR T'IA MOHUAR FITOREN THAQIT TE SUHAREKA

Drenica përmbys Suharekën, për tu ngritur në renditje

Drenica përmbys Suharekën, për tu ngritur në renditje


27 October, 2023 @15:21

Me një Auron Hamiti në formë, Drenica ka përmbysur shpejt epërsinë e Suharekës, që në fillim të pjesës së dytë, për të shënuar edhe njëherë më pas në ndeshje ashtu që të fitojë duelin, Drenica 3-1 Suhareka [Auron Hamiti 52’, 55’, Sunaj Hasan 87’ - Mevlan Zeka 18’].

Ekipi i drejtuar nga Bashkim Idrizi ka arritur të bëj përmbysjen duke shfrytëzuar shterpësinë në mbrojtje të mysafirëve, që s’kishin përgjigje për organizimet e kundërsulmeve të vendasve në fillim të pjesës së dytë, ndërsa ranë shpejt dy herë.

Përkundër intervenimeve të bëra nga Arsim Thaqi, Suhareka assesi nuk u këndell në pjesë të dytë, derisa pësoi tre herë për tu mposhtur përfundimisht në fund. Start aspak i mirë i trajnerit Thaqi me Suharekën, që në dy ndeshje pëson dy humbje, pasi që pos humbjes në debutim ndaj Vëllaznimit pëson edhe sot në “Bajram Aliu” të Skenderajt.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër Drenica ka treguar karakter të jashtëzakonshëm dhe dëshirë në pjesë të dytë, për tu këndellur, derisa Hamiti që ktheu duelin në të mirë të ekipit të tij, së pari u asistua nga Lion Cahani, e më pas bukur edhe nga D. Geci, para se Sunaj Hasan i asistuar nga D. Aliaj të vulosë fitoren e kuqezinjëve nga Skenderaj.

Me fitore, Drenica sot del në pozitë të katërt të renditjes tabelare të Ligës së Parë - Grupi A, duke arritur kuotën e 15 pikëve nga 10 ndeshje, ndërsa Suhareka sot mbetet e dyta (me rrezik ta humbasë atë) me 16 pikë nga 10 ndeshje të luajtura.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë