Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I KTHEHEN FITORES

Trepça’89 i kthehet fuqishëm fitores

Trepça’89 i kthehet fuqishëm fitores


22 October, 2023 @18:48

Phoenix ka duruar vetëm në pjesën e parë, ndërsa në pjesë të dytë ekipi i Faruk Statovcit ka pësuar katër herë karshi Trepçës’89 të Shpëtim Idrizit për tu mposhtur: Trepça’89 4-0 Phoenix [Maddi Fatty 50’, 68’, Armend Gashi 62’, Andi Mehmeti 90’].

Kjo ka qenë fitorja e parë e ekipit mitrovicas pas dy humbjeve të regjistruara.

Fatty shënoi dygolësh, ndërsa për tu përmendur, 17 vjeçari Andi Mehmeti fitoi rastin nga trajneri dhe shënoi që në ndeshjen e parë të tij me ekipin senior. Njëjtë, edhe Amir Emini debutoi në portë, ndërsa nuk pësoi në duelin e parë të tij senior me ‘89-shin.

Trepça’89 tash ka 14 pikë nga 9 ndeshje duke qëndruar në pozitën e katërt në rendtije, ndërsa Phoenixi i fundit ka 6 pikë nga 9 duele dhe është i fundit në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë