Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË "JAHJA DANUZA"

Rahoveci e Trepça ndajnë pikët

Rahoveci e Trepça ndajnë pikët


21 October, 2023 @17:52

Me barazim dhe ndarje pikësh ka përfunduar dueli me Rahovecit dhe Trepçës luajtur sot në “Jahja Danuza”, pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën shënoi një, secila palë.

Luajtën pozita e katërt ndaj të tretës në renditje të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa Rahoveci i Granit Dervishollit përkundër epërsisë së marrë me Liman Morinën nuk arriti të ndalë golin e Ardian Nezirit që shkëputi pikë për ekipin mitrovicas të drejtuar nga Enes Manxholli, në përballjen që u mbyll: Rahoveci 1-1 Trepça [Liman Morina 60’ - Ardian Neziri 72’].

TABELA AKTUALE

Rahoveci pas 9 ndeshjesh mbyll ciklin e parë të dueleve me 12 pikë në pozitë të katërt për momentin, ndërsa Trepça mbyll ciklin e parë të dueleve të Ligës së Parë sigurt në pozitë të tretë me 15 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë