Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MADHE E VJOSËS!

Vjosa e Leotrim Krasniqit, përmbys Ferizajin e Ismet Munishit

Vjosa e Leotrim Krasniqit, përmbys Ferizajin e Ismet Munishit


20 October, 2023 @18:45

Një fitore e madhe e shënuar nga KF Vjosa sot, derisa epërsinë e fituar të mysafirëve në pjesë të parë, kanë arritur ta përmbysin në pjesë të dytë dhe atë brenda 20 minutave për të siguruar tre pikët e radhës.

Vjosa ka mposhtur Ferizajin në Shtime, me rezultat 2-1 [Riad Murseli 50, Drin Ymeri 62’ - Filip Gligorov 38pen.] për të siguruar fitoren e gjashtë kampionale, që erdhi pas një pjese të parë më të dominuar nga mysafirët.

TABELA AKTUALE

Mirëpo, në pjesë të dytë dëshira më e madhe u vërejt te vendasit, që së pari neutralizuan rezultatin e më pas edhe arritën fitoren në ndeshjen që hapi xhiron e fundit të ciklit të parë të dueleve të Ligës së Parë - Grupi B.

Fitorja, bën që Vjosa tash të ketë 19 pikë nga 9 ndeshje dhe do ta mbyll në pozitë të tretë këtë xhiro, ndërsa Ferizaji i katërt në renditje, ka 14 pikë nga 9 ndeshje, me rrezik që nëse 2 Korriku fiton këtë xhiro, të bie në të pestën pozitë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë