Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEMA DEBUTON ME FITORE!

Gentrit Bislimi sjell fitoren, Mema e nis mbarë te Vëllaznimi

TOPSPORTI/ G. B.

Gentrit Bislimi sjell fitoren, Mema e nis mbarë te Vëllaznimi


21 October, 2023 @17:04

Vëllaznimi ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë të ekipit me trajnerin e ri të emëruar. Tiranasi Ardian Mema ka nisur me fitore misionin e tij te kuqezinjtë e Gjakovës, ndërsa ka mposhtur një koleg tjetër debutues me ekip të ri, Arsim Thaqin me Suharekën.

Ka qenë Gentrit Bislimi njeriu që ka vendosur ndeshjen, duke bërë dallimin me gol të shënuar, për fitoren e Vëllaznimit karshi Suharekës 1-0 [Gentrit Bislimi 66’]. Goli i ardhur në pjesë të dytë, pas pjesës së parë shterpe me lojë të dobët nga të dyja palët, ka qenë i mjaftueshëm për tre pikët që mund të konsiderohen shumë të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të klubit gjakovar në vazhdim të kampionatit.

Vellaznimi vs. Suhareka

Në anën tjetër Suhareka bën edhe një hap fals në luftë për vendin e parë të Ligë së Parë - Grupi A, pasi që me këtë disfatë i hap rrugë Dinamos lidere që të ngris edhe më epërsinë në krye të renditjes. Kjo ka qenë humbja e tretë e Suharekës këtë stinor dhe humbja e parë këtë muaj.

Suhareka mbetet e dyta në renditje me 16 pikë nga 9 ndeshje në fund të ciklit të parë të dueleve në Ligën e Parë Grupi A, ndërsa Vëllaznimi tashmë ka 11 pikë, duke siguruar pozitën e shtatë pas 9 ndeshjeve të para.

TABELA AKTUALE

Ardian Mema


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë