Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RËNDËSISHME

Vjosa mposht Vllazninë për të ndjekur kreun

Vjosa mposht Vllazninë për të ndjekur kreun


29 October, 2023 @23:14

Vjosa e Leotrim Krasniqit ka vazhduar me fitore, duke e shënuar të dytën me radhë pas humbjes në derbi të ligës ndaj Ulpianës. Kështu, pas triumfit ndaj Ferizajit në xhiron e shkuar ata të dielën kanë mposhtur edhe Vllazninë e Pozharanit me rezultat, Vllaznia 1-2 Vjosa [n.n. 49’ - Drin Ymeri 34’, Bashkim Selimi 70’].

Mysafirët epërsinë e morën nga një ngathësi e mbrojtjes vendase dhe reagim të çuditshëm të portierit, për të shënuar sulmuesi më i mirë i shtimjanëve, Drin Ymeri. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesë të dytë, angazhim më i madh nga ekipi i drejtuar prej Erdin Hashanit, ndërsa barazimi erdhi nga një korner, kur mbrojtësi vendas futi topin në rrjetë pasi që ishte më i larti në kërcim. Vendasit provuan edhe disa herë, por jo shumë konkret në përfundim akcionesh.

TABELA AKTUALE

E më pas, prej një gjuajtjeje të lirë nga e djathta, topi i ardhur brenda zonës gjeti Bashkim Selimin që shënoi për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij. Me këtë fitore Vjosa del në pozitë të dytë sot, duke tubuar 22 pikë nga 10 ndeshje për të mbetur në garë për kreun e renditjes.

Ndërkaq ekipi i Vllaznisë do të duhet të kërkojë pikë në ndeshjet tjera, derisa me këtë disfatë bien në fund të tabelës, me 8 pikë nga 10 ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë