Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI SHTON DALLIMIN NË KRYE!

Chibueze kthen Dinamon te fitorja

Chibueze kthen Dinamon te fitorja


28 October, 2023 @15:41

Dinamo i është kthyer fitores pas barazimit në xhiron e kaluar, duke e mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat minimal 0-1, ndërsa golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e shënoi Henry Chibueze (28’). Vëllaznimi 0-1 Dinamo [Henry Chibueze 28’]

Përkundër mundit të Vëllaznimit për të bërë më shumë me trajnerin e ri Ardian Mema që debutoi me fitore në xhiron e kaluar, ekipi nuk arriti assesi të gjejë rrugën e rrjetës së mysafirëve dhe kështu Mema u detyrua të pranojë humbjen e parë në Ligë të Parë - Grupi A, si trajner.

TABELA AKTUALE

Dinamoja me fitoren e shënuar, pos që iu kthye fitores, ka shtuar edhe më tepër dallimin ndaj ndjekësve në Ligë të Parë - Grupi A, duke bërë rrugëtimin thuajse perfekt për në Superligë.

Vellaznimi vs. Dinamo

Vëllaznimi në anën tjetër pësoi humbjen e pestë në 10 ndeshje të stinorit, ndërsa është i shtati në renditje aktualisht me 11 pikë. Dinamoja lidere ka 26 pikë dhe është ekipi i vetëm pa humbje në të dyja grupet e Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë