Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM PA GOLA!

Phoenix merr pikë në Rahovec

Phoenix merr pikë në Rahovec


28 October, 2023 @15:50

Phoenix ka arritur të dalë i pamposhtur nga “Jahja Danuza” i Rahovecit sot për të siguruar pikën që i nxorri nga fundi i renditjes së paku deri në fund të kësaj xhiroje. Rahoveci nuk ka arritur të shfrytëzojë rastet e veta, ndërsa ka regjistruar barazimin e dytë me radhë në Ligë të Parë - Grupi A.

TABELA AKTUALE

Nga një pikë për të dyja ekipet, bën që Rahoveci të jetë sot i gjashti me 13 pikë nga 10 ndeshje, ndërsa Phoenix 7 pikë në pozitën e nëntë nga po aq ndeshje. Pas këtij barazimi Rahoveci 0-0 Phoenix vreshtarët udhëtojnë për në ndeshje ndaj Trepçës në xhiron që vjen, ndërsa Phoenix do të ketë duel direkt me ekipin që e ka pranë në tabelë, Rilindjen 1974.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë