Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA FITUES, PËRKUNDËR DOMINIMIT TË VENDASVE

Ramiz Sadiku shkëput pikë ndaj Prishtinës së Re

Ramiz Sadiku shkëput pikë ndaj Prishtinës së Re


22 October, 2023 @18:06

Edhe pse dominoi gjatë gjithë ndeshjes, Prishtina e Re në fund të duelit u desht të kënaqet me barazim ndaj Ramiz Sadikut: Prishtina e Re 1-1 Ramiz Sadiku [Toni Salihu 42’ - Taulant Haliti 87’pen. ]. Shumë raste të çuara në pakthim nga vendasit, bënë që një penallti kah fundi i duelit t’ua mohoje tre pikët, me të cilët do të merrnin edhe kreun.

Pas 9 ndeshjes, Prishtina e Re është e dyta dhe ka 20 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku i gjashti me 11 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë