Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË NDESHJEN E PARË ME TRAJNERËT E RI

Dueli i trajnerëve debutues

Dueli i trajnerëve debutues


21 October, 2023 @12:35

Sot në Gjakovë, Vëllaznimi pret Suharekën në ndeshjen hapëse të xhiros së nëntë të Ligës së Parë - Grupi A, ndërsa interesantja në këtë takim është që te të dyja ekipet do të debutojnë trajnerët e tyre të rinj që morrën detyrën gjatë pushimit të ligës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Kështu, Vëllaznimi do të dalë në ndeshjen e parë me trajnerin Ardian Mema, pas largimit të Megzon Visokës nga detyra. Ndërsa Suhareka do të dalë në përballjen e parë zyrtare me trajnerin e ri të emëruar Arsim Thaqi, që zëvendëson të larguarin Granit Begolli në detyrë.

Para ndeshjes, që nis në ora 13:00, Vëllaznimi është i shtati në renditje dhe ka 8 pikë nga 8 ndeshje, kurse Suhareka është e dyta në renditje me 16 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë