NDAJNË RRUGËT ME TRAJNERIN!
Edhe një trajner në Ligë të Parë - shkarkohet!
9 October, 2023 @22:23
Pas Granit Begollit, xhiron e tetë të Ligës së Parë, por kësaj radhe në Grupin B, nuk e ka kaluar as kryetrajneri i Kikës - Sadat Pajaziti. Skuadra e Kikës ka bërë të ditur se pas një mbledhjeje urgjente të mbajtur sot, klubi ka vendosur që të ndërprejë bashkëpunimin me trajnerin Pajaziti.
“KF Kika falenderon tranjerin për angazhimin dhe punën e bërë gjatë periudhës sa ishte në krye të klubit Kika, duke i uruar të gjitha të mirat në vazhdimësi,” — ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e ekipit nga Hogoshti, që ndeshjet si vendas po i luan në Kamenicë.
Kika ka hyrë së fundi në një seri negative, duke regjistruar edhe humbjen e gjashtë radhazi dhe aktualisht në renditjen tabelare është në pozitën e fundit të Ligës së Parë — Grupi B, me vetëm 3 pikë nga 8 ndeshje të luajtura.