Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU FITON DERBIN LOKAL

Granit Arifaj nxjerr Istogun nga fundi i renditjes

Granit Arifaj nxjerr Istogun nga fundi i renditjes


8 October, 2023 @17:46

Dy gola të shënuara, në ditën kur më së shumti i duhej ekipit. Granit Arifaj ka shënuar çift golësh sot, për t’ia dhënë Istogut të Ramush Gashit fitoren e dytë kampionale, por të rëndësishme, pasi që me këtë fitore kanë mposhtur Phoenixin që gjindej mbi ta në renditje dhe kanë dalë nga fundi i tabelës ku qëndronin deri sot!

Fitorja u bë edhe më e rëndësishme, pasi që erdhi me përmbysje, pasi që Phoenixi i Faruk Statovcit avancoi me golin e Ernis Qestës, para se të hyjë në akcion Arifaj për të sjellë gëzimin e madh te istogasit, në ndeshjen që u zhvillua në fushën me bar sintetik në Vitomiricë.

TABELA AKTUALE

Phoenix 1-2 Istogu [Ernis Qesta 33’ - Granit Arifaj 42’, 88’]

Istogu tash është i teti në renditje me 7 pikë pas 8 ndeshjesh, ndërsa Phoenixi i nënti (parafundit) me 6 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë