Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI DISIPLINOR

Suspendim dhe gjobë për trajnerin e Suharekës

Suspendim dhe gjobë për trajnerin e Suharekës


6 October, 2023 @22:11

Trajneri i Suharekës, Granit Begolli, është suspenduar për dy ndeshje dhe është gjobitur nga Komisioni Disiplinor, ka bërë të ditur sot FFK në njoftim. Ai kishte ofenduar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes Suhareka - Trepça’89 dhe për këtë nuk do të mund të drejtojë zyrtarisht ekipin në dy xhirot e radhës, ndërsa do të duhet të paguajë edhe gjobë prej 200 eurove.

Vendimi i plotë: “Kryetrajneri i FC “Suhareka 23 “ , Granit Begolli nr ID 009924M90. Pas ishte ndëshkuar me kartonin e kuq ( pas dy të verdhëve) , kishte filluar me ofendime të rënda ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke i vazhduar ato edhe pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e lokaleve zyrtare . Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Suhareka 23 – Trepça’89. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK si dhe gjobë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë