Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEJË POZITËN E DYTË

Me fitore të thellë, Suhareka kthen pozitën e dytë

Me fitore të thellë, Suhareka kthen pozitën e dytë


8 October, 2023 @18:02

Suhareka ka shënuar fitoren e parë në fushë pas tre xhirosh, ndërsa bashkë me pikët e mara në tavolinë prej Rahovecit, me fitoren e sotme të thellë ndaj Rilindjes 1974 ka dalë në pozitë të dytë të renditjes tabelare në Ligën e Parë - Grupi A.

Ekipi i Granit Begollit ka mposhtur pejanët me rezultat të thellë, Suhareka 4-1 Rilindja 1974 [Leart Emini 26’, Qemail Elshani 48’, Yll Hoxha 51’, Mevlan Zeka 56’ - n.n.] ndërsa mysafirët me këtë disfatë kanë rënë në pozitën e fundit të renditjes tabelare.

TABELA AKTUALE

Leart Emini hapi serinë e golave për Suharekën, e më pas Qemail Elshani, Yll Hoxha me gol të bukur dhe Mevlan Zeka përfunduan dilemat e fituesit të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Suhareka ka 16 pikë nga 8 ndeshje dhe është në pozitën e dytë të renditjes tabelare, ndërsa Rilindja 1974 e dhjeta në renditje, ka 5 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë