Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDON KRIZA E KIKËS!

Ferizaji shfrytëzon krizën e Kikës për tu ngritur në renditje

Ferizaji shfrytëzon krizën e Kikës për tu ngritur në renditje


8 October, 2023 @18:26

Skuadra e Ferizajit është ngritur për një pozitë më lart në renditjen tabelare të Ligës së Parë - Grupi B, pasi që ka mposhtur lehtë sot Kikën me rezultat bindës, Ferizaji 3-0 Kika [Egzon Qerimi 14’, 36’, Arlind Shabani 74’].

Kika tashmë ka shënuar disfatën e gjashtë me radhë dhe ekipi i drejtuar nga Sadat Pajaziti është i fundit në renditje qe tre xhiro. E Ferizaji i Ismet Munishit nuk ka kalkuluar fare, ndërsa me golat e Egzon Qerimit në pjesë të parë ka bërë dallimin, për të vulosur gjithçka në pjesë të dytë me Arlind Shabanin.

TABELA AKTUALE

Ferizaji kalon në pozitën e katërt të renditjes me këtë fitore, duke qenë se nga 8 ndeshje tash ka 14 pikë, ndërsa Kika e fundit (e dhjeta) në renditje ka vetëm 3 pikë nga 8 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë