Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI BARAZON DHE HUMB KREUN E RENDITJES!

Flamurtari ndërprenë serinë e Prishtinës së Re

Flamurtari ndërprenë serinë e Prishtinës së Re


8 October, 2023 @17:33

Pas pesë fitoreve radhazi, Prishtina e Re që kishte epërsi nga pjesa e parë e ndeshjes, nuk ka arritur të dalë fituese në “Xhemajl Ibishi” ndaj Flamurtarit dhe kështu pos që ka të ndërprerë serinë e fitoreve, tashmë ka humbur edhe kreun e renditjes.

Flamurtari ka arritur që në pjesë të dytë të shënojë golin e barazimit dhe kështu të sigurojë pikë të rëndësishme për t’iu larguar sadopak fundit të renditjes me barazimin e dytë të stinorit, pasi që ndeshja sot përfundoi: Flamurtari 1-1 Prishtina e Re [n.n. - Toni Salihu 18’].

TABELA AKTUALE

Prishtina e Re e drejtuar nga Elon Berisha bie në pozitë të dytë me këtë barazim, derisa pas 8 ndeshjesh ka 19 pikë. Flamurtari në anën tjetër nga 8 ndeshje ka arritur të tubojë 8 pikë, për të qenë i shtati në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë